STRUKTURA ORGANIZATIVE

1.Porti Detar SH.A Sarande menaxhohet nga:

1. Keshilli Mbikeqyres
1.1 KM zgjidhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomise, ne mbeshtetje te Ligjit nr 9901, nr 7926, date 20.04.1995 “Transformimin e Ndermarrjeve Shteterore ne shoqeri tregtare” te ndryshuar, Ligjit nr 9901, date 14.04.2008, “Per tregtaret dhe shoqerite tregtare”, i ndryshuar, dhe statutit te shoqerise, me cilesine e aksionerit te vetem te shoqerise PDS. Aktualisht ka 3 anetare.

• Qellimi i Keshillit Mbikeqyres:
a) Vezhgon dhe mbikeqyr administrimin, zbatimin e politikave tragtare nga drejtoria dhe kontrollon pajtushmerine me kerkesat e Ligjit dhe Statutit. Detyrat e Keshillit Mbikeqyres te percaktuara nga pika 1 e nenit 167, shkronja b,c,c,d,dh,e,e,f,g dhe i te pikes 1 dhe pika 2 e nenit 154 te Ligjit nuk mund ti delegohen drejtorise.
b) Autorizon administratorin te kryej veprime dhe te realizoje marreveshje te parashikuara nga ligji
c) Ka te drejte ne cdo kohe te verifikoje dhe te kontrolloje dhe te njihet me dokumentacionin qe e gjykon te nevojshme per permbushjen e detyres
d) I propozon METE programet e zhvillimi ekonimik afatshkurter,afatmesem dhe afatgjate, kryerjen e investimeve dhe financimeve per vitin financiar si dhe masat e tjera qe do te kerkonin ndryshimin e kapitalit themeltar te shoqerise, hapjen e veprimtarive ose njesive te reja, shitjen e pasurive qe perbejne aktivet materiale afatgjata te shoqerise

Organigrama

2. Drejtoria ekzekutive, e cila drejtohet nga Drejtori i Pergjithshëm i Portit i cili është përgjegjës për operimin dhe menaxhimin e Portit

a) Drejtori organizon dhe mban pergjegjesi per te gjithe veprimtarine e Shoqerise dhe miraton pershkrimin e punes per cdo dege,sektor dhe vend pune
b) I propozon KM ndryshime ne strukturen organike per te permiresuar mbarevajtjen e punes
c) Parashikon planet mujore te punes dhe gjithe detyrat qe i dalin drejtorise sipas fushave
d) Drejton punen per hartimin e projekt-ideve, venien ne zbatim te tyre dhe permiresimin e treguesve ekonomiko-financiare te shoqerise
e) Ben shperndarjen e korrespodences qe i adresohet shoqerise dhe ndjek e kontrollon punen qe behet na kryetaret e degeve,sektoreve dhe punonjesit e vecante per percaktimin dhe dhenien e zgjidhjeve ligjore ne afate te caktuara
f) Harton, kontrollon dhe firos korrespodencen e pregatitur qe percjell shoqerua, nderton marredheniet me institucionet e tjera nepermjet tij ose nenpunesit te autorizuar prej tij
g) Kryen analiza periodike per veprimtarine e shoqerise

h) Zbaton Kodin e Punes dhe detyrimet qe rrjedhin prej tij
i) Kerkon zbatimin rigoroz te ligjshmerise nga gjithe punonjesit
j) Kontrollon dhe merr masa per permiresimin e organizmit te pergjithshem te punes
k) Miraton kontratat me te tretet dhe cdo akt tjeter qe parashikohet ne detyrat specifike
l) Drejton me kr/degeve projektet strategjike nderkufitare
m) Eshte pergjegjes ndaj shtetit,shoqesire dhe ndaj cdo personi te trete per cdo shkelje te ligjit.

Aksioneri i vetem
Aksioneri i vetem i Shoqerise eshte Ministria e Financave dhe Ekonomise. Nga fitimi i shoqerise PDS, aksioneri merr 10% te fitimit ne formen e dividentit.

sqAlbanian
Scroll to Top