OBJEKTIVAT & VIZIONI

1.OBJEKTIVAT DHE VLERAT E SHOQERISE:

Objektivi i aktivitetit te shoqerise eshte perpunimi i te gjithe anijeve, trageteve.pasagjereve, mallrave dhe sherbimeve portuale per te gjitha mjetet lundruese, ndertim,ruajtje e objekteve si dhe koordinimi I aktiviteteve brenda territorit te portit. Shoqeria brenda limiteve te parashikuara nga legjislacioni ne fuqi, do te kryej cdo operacion tregtar dhe financiar qe lidhet drejpersedrejti ose terthorazi me objektin e saj. Objektivat reflektohen ne:

Vlerat e Shoqerise

Porti Detar SH.A Sarande bazohet ne gjashte (6) vlera kryesore:

1. Kompetenca – PDS wshtw shoqeri me kompetenca te plota per tw ushtruar aktivitetin e saj brenda legjislacionit ne fuqi. Përdor njohuritë dhe eksperiencën për të arritur qëllimet ambicioze dhe për t’u njohur si një actor udhëheqës.

2. Pergjegjshmeria- PDS ne baze te Rregullores se Brendshme te Shoqerise, ka parashtruar sakte te gjitha detyrat dhe detyrimet e cdo punonjesi brenda sektoreve perkates, ne baze te detyrave qe ata kane, ne mirefunksionimin e punes

3. Zhvillim i qendrueshem- PDS eshte gjithmone i prirur per te shkembyer eksperienca, me portet e tjere, te marri pjese ne trajnimet dhe te krijoje projekt-idete per zhvillimin e Projekteve te ndryshme pro klimaterike dhe reduktim kostoje

4. Cilesia e sherbimit- PDS eshte gjithmone e gatshme per te krijuar mundesi, ne menyre qe sherbimi I ofruar nga mjeteve dhe pasagjereve te jete produktiv, i shkurter ne kohe dhe gjitheperfshires.

5. Patneriteti- PDS eshte ne kontakt te vazhdueshem me gjithe patneret kombetare dhe nderkombetare per zhvillimin dhe zgjerimin e te gjitha sherbimeve portuale, duke respektuar dhe vleresuar patneritetin si nje nga vlerat baze te shoqerise.

6. Permiresim i vazhdueshem- PDS eshte ne cdo kohe i hapur per te mirepritur cdo sygerim dhe ide nga patneret, klientet, apo individet te cilet kane lidhje direkte apo indirekte me te, ne menyre qe sherbimi te jete bashkekohor dhe ne permiresim te vazhdueshem.

Qendrueshmeria

PDS është e angazhuar:

· Te ofroje me cilesi te larte te gjitha llojet e sherbimeve portuale si per pasagjeret ashtu edhe per agjensite qe operojne ne te me aktivitet kryesor sherbime turistike si dhe te kontribuoje maksimalisht ne permiresimin e performances ne kuader te permiresimit te turizmit nautik, brandimit ose imazhit, terheqjes se sa me shume vizitoreve, rritjen e punesimit dhe rrjedhimisht shtimin e te ardhurave te buxhetit te shtetit shqiptar

· Te ofrojë një ambient pune të karakterizuar nga barazia, diversiteti dhe respekti i ndërsjellë, ku çdokush ka mundësinë të kontribuojë në suksesin e objektivave dhe të përmbushë potencialin e tij.

· Te arrijë ekuilibrin mes faktorëve ekonomikë, mjedisorë dhe
shoqërorë në të gjitha veprimtaritë.

Strategji

· Ndertimin e politikave qe rrisin konkurushmerine dhe rritjen e konomike,krahasuar me Portet e tjera te rajonit dhe me tej

· Nxitjen e ritmeve të zhvillimit të veprimatrise se PDS, duke gjeneruar rritje ekonomike të qëndrueshme, përmes një stabiliteti makroekonomik dhe financiar.

· Arritjen e standardeve që u shërbejnë qytetarëve, rritjes së mirëqenies te punonjeseve te shoqerise dhe sigurimit të mbrojtjes së të drejtave të tyre.

· Transforminin e PDS ne nje port me standarte europiane duke bere te mundur shenderrimin e tij ne piken nyje të transportit të rrugëve te shkurtra detare dhe autostradave të detit, në rajonin e Iniciativës se 3 deteve, Adriatik, Jon dhe te Mesdheut

Pozicioni konkurues i PDS

PDS eshte i vetmi port me nje bilanc fitimprures duke qene njekohesisht nje nga portet kryesore ne Shqiperi, i cili ofron sherbimet ndaj anijeve turistike, jahteve etj.

Qendrueshmeria financiare

PDS nder vite ka ndertuar nje baze te forte financiare duke treguar aftesine per te patur perfitueshmeri te qendrueshme ne tregje ne zhvillim dhe ndryshim te vazhdueshem. Fokusi do te vazhdoje te jete optimizimi i kostove paralel me rritjen e shoqerise.

Portofol fleksibel dhe i vecante

Kompetenca e fortë në optimizimin e përfitueshmërisë nëpërmjet administrimit të integruar të energjisë, operacioneve dhe proceseve të mirëmbajtjes,

Nje perqasje e fokusuar tek tregu

PDS do te vazhdoje te kete nje perqasje te perqendruar tek tregu, gje qe nenkupton se Shoqeria do te vazhdoje te kerkoje mundesite dhe teknologjite me bashkekohore duke ju pershtatur ndryshimeve te shpejta ne menyre te vazhdueshme dhe duke identifikuar rreziqet dhe mundesite qe lindin

2.VIZIONET E KOMPANISE:

1. Transfomimin e Portit ne nje pike nodale ne Adriatik dhe Jon

2. Zgjerimin e kapaciteteve portuale

3. Krijimin e kushteve per ankorimin e krocerave turistike ne kalaten e portit

4. Shfrytezimin e energjive alternative per te optimizuar kostot dhe ulur shpenzimet

5. Permiresimin e infrastruktures portuale

6. Optimizimin dhe permiresimin e Sigurise ne nivele bashkekohore dhe ne perputhje me legjislacionin evropian te Sigurise

7. Zhvillimin e zonave turisitke dhe rritjen e vendeve te punes

8. Te gjitha keto ne bashkepunim te plote me komunitetin dhe ne respektim te mbrojtjes se mjedisit

sqAlbanian
Scroll to Top