Plani për Emergjencën Civile, është dokumenti kryesor që realizon bashkëpunimin dhe bashkërendimin e të gjitha institucioneve dhe strukturave që veprojnë në territorin portual Sarandë, për parandalimin dhe përballimin e emergjencave civile. Ky plan është i zbatueshëm për të gjitha fazat e ciklit të emergjencave, për parapërgatitjen, përgjigjen, rikthimin në gjendje normale dhe lehtësimin e pasojave në popullsi.
Qëllimi i këtij plani është hartimi i një dokumenti të rëndësishëm në mbështetje të Ligjit të ri Nr. 45/2019“Për mbrojtjen civile” si dhe për zbatimin e kërkesave të Planit Kombëtar të mbrojtjes Civile.
Nisur nga realitetet dhe përgjegjësitë e të gjitha institucioneve dhe strukturave shtetërore si dhe të shoqërisë civile që veprojnë në Port, me këtë plan synohet:
1. Të parandalohet, të lehtësohet dhe të riaftësohet nga çdo dëmtim që prek popullatën, gjënë e gjallë, pronën, trashëgimin kulturore dhe mjedisin.
2. Të sigurohen kushtet për institucionet shtetërore, publike dhe private për veprimtaritë ekonomike dhe për popullatën, për kalimin nga gjendja normale e jetesës dhe e punës në një situate emergjente, me humbje sa më të vogla për ruajtjen e rendit për jetën e njerëzve, për gjënë e gjalle, për pronën, për trashëgiminë kulturore dhe për mjedisin, ndaj efekteve të një emergjence civile.
3. Të garantohet përdorimi i të gjitha burimeve të mundshme në dispozicion si dhe mbështetja e qeverisë me qëllim sigurimin publik, ruajtjen e vazhdueshme të ekonomisë, lokalizimin e zonës se emergjencës dhe lehtësimin e pasojave.
4. Të koordinohen dhe bashkërendohen detyrat me institucionet shtetërore, shërbimin e emergjencës, OJF dhe shërbimet vullnetare për përballimin e emergjencave civile
Grupi i punës kryen vlerësimet e detajuara mbi gjendjen emergjente, objekt i detyrës së ngarkuar dhe përmbledh rezultatet në raportin përkatës, të cilin ua dorëzon drejtuesve të Shtabit të Emergjencave në Port. Drejtuesit, së bashku me strukturat që kanë në varësi, mbartin detyrimin ti krijojnë grupit të punës kushtet e nevojshme për përmbushjen e detyrës së ngarkuar. Raporti i dorëzuar pranë autoriteteve drejtuese institucionale merret në shqyrtim nga strukturat përgjegjëse.
Nisur nga konkluzionet e grupit të punës, të ngritur me Urdhrin e Përbashkët të anëtarëve të Shtabit të Emergjencave të Portit Sarandë, bëhet vlerësimi I situatës emergjente, ose pamundësia institucionale e zgjidhjes të saj nga kapacitetet disponuese. Në rast se grupi i punës ka konluduar mbi nevojën për ndërhyrje, atëherë strukturat përgjegjëse pranë Portit Sarandë vijojnë me të gjitha procedurat financiare dhe ligjore për riparimin e dëmtimeve, apo çdo mase tjetër të cilësuar të nevojshme nga ekspertiza e kryer në objekte apo territorin portual.
Për drejtimin dhe organizimin e detyrave operacionale në situata të jashtëzakonshme në territorin e facilitetin portual Sarandë ndërtohet Shtabi i Emergjencave Civile, me përfaqësues drejtuesit kryesorë të agjencive ligjzbatuese, që operojnë brenda territorit të portit
PËRBËRJA E SHTABIT TË EMERGJENCAVE CIVILE
Alket QENDRO Fotin KONA Eleron Gjoni Fadil Veli |
Dr/Pergjithshem i Portit Detar Sarande Shef i Kapitenerise Drejtor i Deges Doganore Shef i Stacionit te Policise Kufitare |
Kryetar Anetar Anetar Anetar |
Shtabi i emergjencave civile është organ egzekutiv i hartimit të planit të emergjencës dhe është përgjegjës për zbatimin e tij. Kjo strukturë është pjesë integrale e komisioneve të mbrojtjes civile, në nivel qarku dhe bashkie.