SIGURIA PORTUALE

Forca e Sigurise se Portit te Sarandes (FSPS) eshte pergjegjese per sigurine e Portit te Sarandes.

Disa fakte rreth FSPS-se:


1. FSPS ka për detyrë mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës, objekteve dhe vlerave të portit. Krijimi i nje mjedisi të sigurt dhe të përshtatshëm për Portin Detar Sarande dhe operatorët e tjerë të cilët veprojnë në hapësirën e portit gjatë 24 orëve është objektivi kryesor i FSPS ( Forca e Sigurisë Portuale Sarande).
2. Kjo forcë lindi pas miratimit nga Parlamenti Shqiptar i ligjit Nr.9281 Dt 23.09.2004 për “Sigurinë në anije dhe porte”. Hapa të tjerë të rëndësishëm të cilët ndihmuan në ngritjen dhe organizimin e FSPS ishte përgatitja e akteve ligjore dhe nënligjore. Asistimi i qeverisë amerikane përmes ICITAP ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në punën e FSPS gjatë krijimit të saj dhe në vazhdimësi. Falë impenjimit dhe seriozitetit të Forcës së Sigurisë dhe ICITAP porti ynë ndryshoi rrënjësisht nga një ndër portet më problematike në një port me siguri të lartë, duke u renditur përkrah porteve të tjera Europiane. Plani i sigurisë së portit të Sarandes eshte në përputhje me Kodin Ndërkombëtar të Sigurisë së Anijevedhe Porteve, Organizatës Ndërkombëtare Detare(IMO) dhe Konventës (Solas)1974.
3. Plani i sigurisë së Portit të Sarandes u aprovua me janar 2006 nga “Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacionit” në të cilin u përcaktua Niveli i (I) i sigurisë.
4. Plani i sigurisë së Portit të Sarandes u përditësua në Prill 2021 nga “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjise”.
5. Ky plan sigurie azhornohet çdo 6 muaj me ndryshimet infrastrukturore të kryera në Portin e Sarandes.
6. Me urdhër të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Nr.24, datë 08.01.2018, u miratua Regullorja “Për organizimin dhe funksionimin e strukturës të sigurisë portuale të Portit Detar Sarandes”, e cila eshte baza e punes FSPS. 

DETYRAT KRYESORE TË FSPS JANË:

1. Mbledhja, vlerësimi dhe shpërndarja e informacionit rreth kërcënimeve të sigurisë, shkëmbimi i informacione të tillë me qeverinë dhe autoritet e tjera të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.
2. Komunikimi i mirë me anijet, sektorin portualë dhe parandalimi i hyrjeve të paautorizuara në anije, sektorin portual dhe zonave të tjera të shpallura të kufizuara.
3. Parandalimi i futjes së armëve të paautorizuara, mjeteve zjarrvënëse ose lëndëve shpërthyese në anije ose sektorin portual si dhe çfarëdolloj mjeti ose substance që konsiderohet kërcënim për portin.
4. Sigurohet që plani i sigurisë të portit dhe gjithë planet e tjera rezervë mbi emergjencat dhe evakuimet të azhornohen .
5. Zhvillon trajnime, ushtrime dhe stërvitje për të bërë të sigurtë që të gjithë përdoruesit e portit, autoritet portuale dhe autoritet lokale të jenë të familjarizuar me planet dhe procedurat e ndryshme të sigurisë dhe reagon në kuadrin e këtyre planeve në kohën e duhur dhe në mënyrë profesionale.

PRIORITETET KRYESORE TË PORTIT PËR SIGURINË JANË:
 – Plotësimi i kërkesava të Kodit ISPS.
 – Përmirësimi i sigurisë në përgjithsi në port.

FSPS zhvillon një numër shumë të madh stërvitjesh dhe kursesh trajnimi me tema të ndryshme si psh:


1. Kërcënimet e sigurisë
2. Organizimi i sigurisë
3. Menaxhimi i incidenteve
4. Emergjencat civile
5. Nivelet e sigurisë
6. Siguria detare
7. Armët e shkatërrimit në masë

SIGURIA NE PUNE:
Në vitin 2022 PDS-ja u përqendrua në:

Drejtim dhe angazhim
Gjatë vitit 2022, drejtimi në të gjithë PDS ishte i angazhuar në mënyrë aktive dhe ka marr pjese ne trajnime dhe seminare te ndryshme online, per pjesen e sigurimit dhe te shendetit ne pune. Edhe pandemia luajti nje rol te rendesishem ne kete aspekt, sepse te gjitha udhezimet e autoriteteve perkatese ishin qe punonjesve tu siguroj gjithcka e mundur, ne menyre qe jeta e tyre te ishte sa me pak e riskuar

• Shkembim eksperiencash te te mesuarit
PDS ka qene dhe eshte gjithmone e hapur ndaj cdo sygerimi, materiali, trajnimi, per te mbrojtur sigurine dhe shendetin.

• Trajnimet për shëndetin dhe sigurinë
Kompetenca e përshtatshme është një parakusht për një kulturë të fortë shëndeti dhe sigurie. Punonjësve të PDS u sigurohen trajnime sipas nevojave individuale dhe situatës së punës. Janë të mundura mësime elektronike modulare për të arritur dhe për të mundësuar trajnime të përshtatshme për qëllimin e uljes se riskut dhe fataliteteve

sqAlbanian
Scroll to Top