Hyrja e pasagjereve ne Terminalin e Portit, behet vetem me miratimin e Punonjesit te Sigurise Portuale, i cili ben identifikimin e pasagjerit, njihet me bileten qe pasagjeri disponon dhe e orienton ne vendet e pritjes (café bar brenda Terminalit) ose ne piken e kontrollit te pasaportave. Asnje pasagjer, pa bilete, nuk lejohet te hyje ne Terminal. Orari i mberritjes ne Terminal rekomandohet te jete 30 minuta-60 minuta para nisjes se tragetit, kjo e ndikuar nga periudha e fluksit. Ne muajit e veres, mberritja duhet te jete 60 minuta para, ne menyre qe te shmangen vonesat.Persa i perket Hyrjes ne Port, nuk lejohet hyrja e asnje individi i cili nuk kalon ne filtrin e Sigurise Portuale, duke dorezuar karten e ID, arsyjen e hyrjes ne Port, pagesen e tarifes dhe paisjen me Karten e Vizitorit. Ne rastet e tjera, hyrja ne Port eshte rreptesisht e ndaluar.