HISTORIKU

Porti  i  Sarandës  e  ka  zanafillën e vet  rreth viteve 20-të . Në fillimet e tij ky port ka shërbyer vetëm për transportin e udhëtarëve  si dhe të atyre pak mallrave ushqimore dhe orendive të prodhimit zejtar ,  të cilat shkëmbeheshin kryesisht me vendet fqinje si  me Greqinë  dhe Italinë.

Me kalimin e viteve, në bazë të zhvillimit ekonomiko – shoqëror të vendit  edhe  Porti i Sarandës filloi të  ndërtohej dhe të fuqizohej . Kështu u ndëruan mole më të fuqishëm me thellësi më të madhe duke bërë  të mundur ardhjen e anijeve më të mëdha si ato 500 deri në 1000 ton .

Pas viteve 60-të filloi ndërtimi i moleve prej beton armeje , që  siguronin një pesh mbajtëse më të madhe , si dhe mudësinë për vendosjen e mekanizmave të ngarkim shkarkimit  dhe  sigurimin e një thellësie më të madhe për të bërë të mundur ardhjen e anijeve 2000 – 3000 ton .

Në vitin 80-të  në këtë Port u instalua një elektrovinxh i marrë nga Porti i Durrësit me kapacitet  5 ton , i cili  bëri të mundur shtimin e volumit të punës, përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e rendimentit dhe si rrjedhim  shkurtimin e kohës së ngarkim  shkarkimit.

Në kushtet e reja që u krijuan gjatë këtyre viteve të demokracisë ky Port e gjeti vetveten , duke u bërë një bazë e rëndësishme për zonën jugore të vendit. Aktivitet kryesor ka patur perpunimin e mallrave, por me pas mori hov dhe perpunimi i pasagjereve dhe turisteve, i cili ka qene gjithnje e ne rritje.

Porti Detar SH.A Sarande, eshte nje shoqeri aksionere ne pronesi te Ministrise se Financave dhe Ekonomise, themeluar me daten 20.10.2000 dhe eshte regjistruar me vendim gjykate nr 24689 date 15.11.2000. Qe prej muajit Korrik 2020, Porti i Limionit qe deri me ate moment ishte nje aset i Portit te Sarandes, u dha me koncension dhe perpunimi i anijeve tregtare nuk behet me nga ana tone.

Sot në Portin e Sarandës u kryhet shërbim shumë i kujdesshëm të gjithë turistëve të vendit dhe të huaj  që vizitojnë këtë zonë. Sot Porti konsiderohet si nje Port Turistik i mirefillte pasi gati rreth 90% e pasagjereve qe perpunohen jane turiste.

Pozicioni:

Porti i Sarandës ndodhet në koordinatat 39° 52’ 15’’ Veri dhe 20° 00’ 11’’ Lindje. Ky port është shëndrruar tashmë në një port turistik për arsyje se nga pasagjerët e përpunuar në total, rreth 90 % e tyre janë turistë.

Kalatat e Portit:

Porti përbëhet nga dy kalata kryesore:

  • Kalata nr 1: ka një gjatësi prej 50 ml dhe thellësia e basenit në fillim të kalatës është 3,5 m- 4 m. Në këtë kalatë përpunohen tragetet e pasagjerëve dhe automjeteve në linjën e rregullt Sarandë-Korfuz-Sarandë. Gjithashtu mund të akostohen deri në 4 tragete në pozicionin vertikal me kapacitet mesatar
  • Kalata nr 2: është kalata e anijeve cruiser me gjatësi 180 ml dhe thellësi 9 m. Tek kjo kalatë përpunohen tragetet turistike me gjatësi nga 100 m deri ne 210 m, por gjatë sezonit turistik ndodh që tek kjo kalatë të përpunohen dhe tragetet e tipit “delfin”, për arsyje se kjo kalatë i përmbush parametrat e thellësisë për këto lloj tragetesh.
  • Kalata nr 3: eshte “xhepi” i quajtur akuariumi i Portit, i cili eshte i preferuar kryesisht nga mjetet e luksit (jahte, veliera), per qendrim te gjate, pasi ofron mbrojtje nga rrymat dhe nga dallget.
Vendqëndrimi në spirancë:

Anijet e mëdha mund të qendrojnë në spirancë në mës të gjirit në thellësinë 20-30 m, ku trualli është lymë, por nuk përjashtohen rastet që ai të jetë shkëmb. Anijet e vogla mund të mbrohen më mirë në pjesën veriore të gjirit, afër bregut. Orientimi për hyrjen në gjirin e Sarandës natën realizohet me ndihmën e dy farëve krysorë:

  • Feneri i Lëkursit: me gjatësi 20° 01’ 33.7’’ L dhe gjerësi 39° 51’ 51’’ V. Ndodhet në jug të malit të Lëkursit në lartësinë 209 m. Largësia në dukje e fenerit është 20 milje.
  • Feneri i Berdeneshit: me gjatësi 20° 01’ 5 L dhe gjerësi 39° 50.7’ V. Ndodhet very-lindje të kepit Denta. Trajta e shenjës; mbi një bazament betony 1.5 m të lartë ndodhet një trilece metalike 3m e lartë, në të cilën është montuar feneri.
Regjimi hidrometeorologjik i gjirit:

Erërat zotëruese në gjirin e Sarandës janë ato të drejtimeve verilindje, jugperëndim dhe very. Vendin e parë e zënë erërat e verilindjes, për të gjitha stinët, të cilat fryjnë me shpejtësi mesatare 4m/sek në dimër. Këto erëra nuk shkaktojnë det në Gjirin e Sarandës. Vendin e dytë e kanë erërat me drejtim jugperëndimor dhe ndikimin më të madh të tyre e kanë në stinën e verës, me shpejtësi mesatare 5m/sek. Këto erëra në Gjirin e Sarandës shkaktojnë shumë det duke vështirësuar qëndrimin e anijeve në radë dhe në port. Valëzimi në Gjirin e Sarandës nuk është shumë i madh. Ai arrin deri në forcën 3-4, pasi mbrohet nga ishulli i Korfuzit. Shpejtësia e rrymës detare arrin 0.5 nyje në drejtimin veri.

Thellësite:

Në hyrje të Gjirit të Sarandës thellësite janë 20-50 m. Barazthellësia 5 m kalon 20-30 m nga bregu. Barazthellësia 10 m kalon 100-120 m nga bregu. Trulli është lym më një trashësi 3 m dhe poshtë tij është shkëmbor. Ky gji është i pastër nga rreziqet e nënujshme. Përjashtim bën cektina tek Kepi i Paladhës, në largësinë 0.5 milje nga bregu, në të cilën shtrihet cektina me emrin cektina e Sarandës. Kjo cektinë ka një gjatësi 4 kabël dhe një shtrirje J-JL nga kepi. Në skajin e saj J-JL thellësia më e vogël është 1.5 m, kurse në skajin P-JP është 2.4 m. Fundi i detit në cektinë është shkëmbor. Midis cektinës dhe bregut të kepit Paladha ndodhet një kalim me thellësi deri në 3 m dhe jo në vijë të drejtë, prandaj kalimi këtu (për të hyrë apo për të dalë nga gjiri i Sarandës) është shumë i vështirë dhe nuk rekomandohet. Po kështu për të orientuar tragetet që qëndrojnë në Spirancë përdoret dhe Bova e Plazhit me koordinata (gjerësi 39° 52’ 12.6’’ V dhe gjatësi 20° 00’ 39.06’’ L). Është bovë rreziku i izoluar, e zezë në të kuqe, me dritë të bardhë, në thellësinë 22.4 m, e cila sinjalizon një anije te mbytur

sqAlbanian
Scroll to Top