Sot ne dt 11 Nentor 2026 ne portin detar Sarande erdhi per nje vizite te programuar nje delegacion i sherbimit Konsullor te Ambasades Kanadeze dhe Australiane me seli ne Rome ,Itali .Takimi u zhvillua me Administratorin e Portit Sarande Z.Gjergji Merkuri ,ku te pranishem ishin dhe specialiste dhe zyrtare te institucionit.Qellimi i takimit ishte fokusi te trafiku turistik gjate sezonit turistik dhe sidomos te vizitoret e huaj qe mberrijne me tragete dhe anije turistike.U be nje permbledhje e operacioneve portuale ,procedurave te ndihmes per vizitoret dhe te legjislacioni ne fuqi per te mbeshtetur turistet qe kerkojne ndihme emergjente ,ose forma te tjera ndihme sic eshte ndihma mjekesore.Gjithashtu u be nje vleresim per te mesuar me shume rreth koordinimit midis autoritetit portual,sherbimeve lokale,ofruesve te kujdesit shendetesor,autoriteteve te mbrojtjes civile dhe paleve te tjera te interesuara per te siguruar nje pergjigje efektive kur kerkohet ndihme.Perfaqesuesit e delegacionit ishin Znj.Dominique Lombard Sekretare e Pare dhe Zv.Konsulle ne Ambasaden Kanadeze ne Itali,Znj.Claudia Foster Sekretare e dyte dhe Konsulle ne Ambasaden Australiane ne Itali,Znj.Annalisa Fiorani Menaxhere e sherbimit Konsullor dhe Pasaportave ne Ambasaden Australiane ne Itali.